Jean Baubérot, rreth nocionit të laicitetit – intervistë

Intervistë me Jean Baubérot – themelues i sociologjisë së laicitetit.

Jean Baubérot është historian dhe sociolog francez, themelues dhe drejtor i moçëm i grupit Shoqeri, Fe, Laicitete (GSRL). Ai nuk ka reshtur se mbrojturi një laicitet më përfshirës, me inkluziv të mundshëm, i cili nuk i përkulet neutralitetit.

Cili është përkufizimi juaj i laicitetit ?
Mendoj se nuk duhet dhënë një përkufizim substancial të laicitetit. Duhet ta përkufizojmë me qëllimet e tij dhe unë i shoh dy: në një anë, liria e ndërgjegjes si një liri publike (dhe jo vetëm si liri e brendshme) që ka të gjitha karakteristikat e lirive publike në demokraci.. Në anën tjetër, parimi i mos diskriminimit për arsye të bindjeve fetare. Për të arritur këto finalitete apo qëllime, mënyra më e mirë është ndarja e pushtetit politik dhe autoriteteve fetare, që këto të fundit të mos marrin pjesë në qeverisje, të mos imponojnë (përmes pushtetit politik, sh.p) normat e tyre shoqërisë. Rezultati është neutraliteti i arbitrar i pushtetit publik, Shteti sillet si një arbitër me bindjet e ndryshme. Me këtë përkufizim, shohim se mund të ketë mënyra të ndryshme se si mund të jetësohet laiciteti, pra laicitete konkrete të cilat dallojnë sipas historisë së vendeve dhe kontekstit gjeopolitik. Brenda një vendi, laiciteti vazhdimisht është një çështje midis aktorëve të ndryshëm të cilët mund të kenë botëkuptime të ndryshme.

Disa këmbëngulin se liria e ndërgjegjes është mbi të gjitha emancipimi nga feja dhe e lokalizojnë laicitetin në një luftë shumë antiklerikale; të tjerë, në të kundërtën, në konceptimin e tyre të lirisë së ndërgjegjes, insistojnë mbi lirinë e fesë dhe e bëjnë atë një sinonim të saj, duke zbehur të drejtën për të mos besuar, për të refuzuar fenë. Bëhet fjalë pra për një përkufizim i cili tenton të përfshijë faktin se laiciteti përbënë gjithnjë një çështje socio-politike.

Ju thoni se brenda të njëjtit vend mund të ketë lloje të ndryshme laicitetesh. Cilat janë interpretimet e ndryshme të laicitetit në funksion të epokave dhe ideve politike ?

Në veprat e mia unë insistoj në laicitetet e reja të cilat ekzistojnë në France dhe veçanërisht mbi laicitetin identitar i cili është një laicitet i të djathtës, apo i të djathtës ekstreme. Ai këmbëngul tek rrënjët e katolike të Francës, gjë që ia lejon të ketë një standard të dyfishtë duke mos aplikuar kritere të njëjta mbi katolicizmin, si fenomen kulturor dhe identitar, dhe besimet tjera. Kështu katoliket s’do të duhej te ishin subjekt i të njëjtave kërkesa (apo kufizime, sh.p.) që ka laiciteti, kërkesa të cilave do duhej nënshtruar fetë tjera e sidomos një fe e cila nuk bëka pjesë në ‘identitetin e vjetër francez’ e që është Islami.

Flas për laicitet të ri sepse ai nuk ekzistonte si i tillë në 1905-ën (viti kur u ratifikua ligji për ndarjen e Shtetit nga Kisha në Francë, sh.p.). Teksti themeltar i këtij laiciteti të ri është ai i François Baroin, “Për një laicitet të ri” , botuar në 2003, e që adresohet kundër të Majtës dhe kundër Front National. Ky version i parë i laicitetit të ri, i cili mëton të jetë republikan, i ka dhënë jetë ligjit të vitit 2004 duke ndaluar shenjat (apo simbolet) e dukshme fetare në institucionet publike ???? Ky ligj është vënë mbikëqyrur nga HALDE, Autoriteti i Lartë për barazi dhe luftë kundër diskriminimeve (Haute Autorité de lutte contre les discriminations et pour l’égalité), i cili përkujdesej që situata të mos dalë jashtë kontrollit.

Versioni i dytë i laicitetit identitar, që për mua është më pak republikan, është ai i që, në kohën e Sarkozy-së, ka mbyllur HALDE duke e vënë laicitetin nën kompetencat e Mbrojtësit të ligjeve/të drejtave ?? Por që nga mbyllja e HALDE nuk ka edhe aq preokupim në përkujdesjen që laciteti të mos diskriminoj, preokupim ky i politikave publike.

Ky laicitet identitar nuk mbledh rreth vetës tërë spektrin e djathtë: vetëm një pjesë e UMP-së (Unoni i Lëvizjes Popullore, parti politike në Francë, sh.p.), veçanërisht Nicolas Sarkozy dhe Jean-François Copé, janë në këtë në këtë drejtim, ndërsa njerëz si Alain Juppé apo Nathalie Kosciusko-Morizet qëndrojnë më larg tij. Ndërkaq, Marine Le Pen tani mbron një laicitet identitar.

laicite-si-Allah-le-veut-2012-300x159

Në një intervistë për gazetën l’Express, ju keni thënë se shpesh ngatërrojmë laicitetin me neutralitetin, a mund të na shpjegoni dallimin ?
Është vërtet i shpeshtë e reduktimi i laicitetit në neutralitet. Bëhet fjalë për një gabim të dyfishtë. Në një anë sepse , siç edhe shpjegova, laiciteti ka shumë parametra dhe se ai përbën një ekuilibër midis këtyre parametrave të ndryshëm. Në këta parametra, neutraliteti përbën një mjet e jo një qëllim. Meqenëse neutraliteti është një mjet, nuk bëhet fjalë për neutralitet të hapësirës publike, sepse kështu ai (neutraliteti sh.p.) do të bëhej qëllim, por bëhet fjalë për neutralitet të pushtetit publik i cili duhet të luaj një rol arbitri. Në një lojë, është arbitri ai i cili është neutral, e jo lojtarët. Nëse ngatërrojmë neutralitetin dhe laicitetin, atëherë bëjmë sikur neutraliteti i arbitrit të kaloj tek lojtarët, do të thotë tek aktorët e shoqërisë civile, tek qytetarët. Kështu do të rrezikonim të biem në një ateizëm shtetëror apo së paku në diskriminime antifetare sepse jo domosdoshmërish çdo fe do të jetë cak.

Në këtë moment ka një propozim për ligj, i shtyrë nga e majta radikale, i cili ilustron mirë këtë ambiguitet, sepse kërkon që t’ua imponoj lëvizjeve rinore fetare (scouts etj.) të qenit neutral, në mënyrë që të kenë të drejtë në financim. Në këtë rast i kthejmë shpinën laicitetit historik sepse deri me tani këto lëvizje financohen për aktivitetet e tyre edukative, të dobishme për shoqërinë, qofshin ato levzje agnostike apo më një reference fetare. Nuk ndihmojmë fetë por aspektin edukativ të këtyre lëvizjeve. Përveç kësaj, Shteti ka të drejtë të ndjek dhe të mbikëqyrë këto aktivitete dhe lëvizjet e tilla i nënshtrohen kontrolleve.

A mendoni se pas atentateve të janarit do duhet rimenduar principi i laicitetit ?
Përkundrazi, atentatet e janarit dëshmojnë rrezikun e një laiciteti më standarde të dyfishta. Shohim shumë mirë se këto atentate nuk janë bërë nga grupacione të konsoliduara myslimanësh; ato janë bërë nga individë të cilët janë radkalizuar vetë, përtej një konteksti komunitar dhe përmes internetit. Problemi nuk vjen nga shoqatat myslimane më rigoroze por nga radikalizimi i individëve, të cilët janë diku mes qindrash deri në 2 000, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme. Mbi të gjitha nuk duhet lejuar që ata të jenë atraktiv në nivel të komunitetit mysliman. Nëse laiciteti shumëzon ndalesat dhe stigmatizon myslimanët, atëherë ekstremistët do bëhen atraktiv sidomos për të rinjtë të cilët ndihen të revoltuar. Kësisoj, ky propozim ligji i cili mëton të shtrij ndalimin e shenjave (apo simboleve) fetare në universitete apo të ndaloj financimin e lëvizjeve rinore fetare, do të ishte dhuratë e jona për ekstremistët. Mbi të gjitha nuk duhet shkuar në këtë drejtim dhe na nevojitet një laicitet me inkluziv, më përfshirës dhe pranues i tjetrit.

Cilat janë prioritetet e sotshme për jetësimin e laicitetit ?

Para së gjithash bëhet fjalë për masa simbolike, të cilat janë të rëndësishme sepse është simbolizmi ai i cili është primar në këtë kontekst.

Unë propozoj fillimisht që Zyra e kulteve, normalisht e lidhur me Ministrinë e Brendshme, të transferohet në një ministri tjetër siç është ajo e Drejtësisë, sepse Ministria e Brendshme për detyrë të sajën ka sigurinë e qytetarëve. Ky hap do të mundësonte evitimin e çdo amalgame midis luftës së domosdoshme ndaj ekstremizmit dhe raporteve me fetë. Propozoj gjithashtu ripërtëritjen e HALDE për të bërë të mundur evitimin e daljes nga kontrolli i ligjit.

Njëkohësisht, propozoj që të ketë mësim mbi laicitetin, i tillë që nuk fsheh vështirësitë që ky ka pasur ky në vetvete. Të marr si shembull barazinë gjinore. Sot e bëjmë lidhjen midis laicitetit dhe barazisë gjinore por në Francë, për një kohë të gjatë kemi refuzuar të drejtën e votës për femra në emër të laicitetit (ato ishin “të nënshtruara ndaj priftërinjve” , thoshim). Të dëshmuarit se laicitetit në vetvete i është dashur kohë për të njohur barazinë gjinore do të evitonte një luftë dualiste midis të mirëve dhe të këqijve; kjo do të lejonte trajtimin e feve pa pasur një pseudo ndërgjegje të pastër të cilën historia nuk e provon dot.

Duhet gjithashtu të pushojmë se ngatërruari laicitetin dhe shtrirjen e neutralitetit (tek qytetarët sh.p.). Laciteti është pikë së pari një liri, një liri me rregulla sigurisht. Do të sillja po ashtu vëmendjen në një konsideratë më të madhe ndaj Observatorit të Laicitetit, në mënyrë që të dëgjohet dhe të ketë më shumë peshë.

Si e shpjegoni që të huajt, e kuptojnë nganjëherë keq modelin tonë laik ?

E tëra varet nga ajo se si laiciteti u shpjegohet atyre: nëse iu thoni se laiciteti është lira e ndërgjegjes, mos diskriminimi për arsye feje apo bindjeje dhe që për këtë arsye feja nuk duhet përzier me pushtetin politik dhe se Shteti duhet të jetë arbitër neutral, shumica e të huajve do të jenë dakord. Kam dhënë konferenca në 40 shtete të ndryshme dhe shpjegimi im është mirëpritur. Pra nëse flisni për komponentët e laicitetit, nuk ka problem. Por nëse laiciteti shndërrohet në një gjë përplasëse me fenë, atëherë ligjërimi juaj nuk do të kaloj aq mirë pranë të huajve.

A është laiciteti një përgjigje e mirë për të luftuar kundër tejkalimeve të islamit radikal ?

Laiciteti bën pjesë në përgjigjen për luftë kundër tejkalimeve të islamit radikal, por ai nuk është përgjigja e vetme. Ai bën pjesë në një tërësi. Lufta kundër diskriminimit është po aq e domosdoshme. Nëse për faktin që ju jeni arab jeni të kontrolluar gjashtë herë më shumë në një metro sesa një tjetër person që duket të jetë nga Auvergne (province franceze, sh.p.), është normale që ju jeni i nevrikosur, i hidhëruar. Nëse për shkak të emrit apo mbiemrit që mbani ju keni vështirësi të gjeni një punë apo një banesë, edhe atëherë mund të kuptojmë tundimin që në fund të fundit ta refuzoni edhe shoqërinë.

Lufta kundër pabarazive shoqërore dhe për zvogëlimin e tyre është po aq e domosdoshme e edhe Jaurès pohonte se nuk mund të ndajmë laicitetin nga lufta për një Republike sociale.

Përkthyer nga frëngjishtja. Botuar në revistën “Français du monde” – pranverë 2015. Nr. 181.

Ndalohet huazimi pa cituar përkthyesit.

Advertisements
Standard

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s