Jean Baubérot, rreth nocionit të laicitetit – intervistë

Intervistë me Jean Baubérot – themelues i sociologjisë së laicitetit.

Jean Baubérot është historian dhe sociolog francez, themelues dhe drejtor i moçëm i grupit Shoqeri, Fe, Laicitete (GSRL). Ai nuk ka reshtur se mbrojturi një laicitet më përfshirës, me inkluziv të mundshëm, i cili nuk i përkulet neutralitetit.

Cili është përkufizimi juaj i laicitetit ?
Mendoj se nuk duhet dhënë një përkufizim substancial të laicitetit. Duhet ta përkufizojmë me qëllimet e tij dhe unë i shoh dy: në një anë, liria e ndërgjegjes si një liri publike (dhe jo vetëm si liri e brendshme) që ka të gjitha karakteristikat e lirive publike në demokraci.. Në anën tjetër, parimi i mos diskriminimit për arsye të bindjeve fetare. Për të arritur këto finalitete apo qëllime, mënyra më e mirë është ndarja e pushtetit politik dhe autoriteteve fetare, që këto të fundit të mos marrin pjesë në qeverisje, të mos imponojnë (përmes pushtetit politik, sh.p) normat e tyre shoqërisë. Rezultati është neutraliteti i arbitrar i pushtetit publik, Shteti sillet si një arbitër me bindjet e ndryshme. Me këtë përkufizim, shohim se mund të ketë mënyra të ndryshme se si mund të jetësohet laiciteti, pra laicitete konkrete të cilat dallojnë sipas historisë së vendeve dhe kontekstit gjeopolitik. Brenda një vendi, laiciteti vazhdimisht është një çështje midis aktorëve të ndryshëm të cilët mund të kenë botëkuptime të ndryshme.

Disa këmbëngulin se liria e ndërgjegjes është mbi të gjitha emancipimi nga feja dhe e lokalizojnë laicitetin në një luftë shumë antiklerikale; të tjerë, në të kundërtën, në konceptimin e tyre të lirisë së ndërgjegjes, insistojnë mbi lirinë e fesë dhe e bëjnë atë një sinonim të saj, duke zbehur të drejtën për të mos besuar, për të refuzuar fenë. Bëhet fjalë pra për një përkufizim i cili tenton të përfshijë faktin se laiciteti përbënë gjithnjë një çështje socio-politike.
Continue reading

Standard

Jacques Rancière, intervistë

Sjellim këtu një intervistë të filozofit frëng Jacques Rancière, të botuar tek Verso.com. Përmbajtja e intervistës është relevante për kontekstin tonë meqë, ndër të tjera, trajton një tendencë që është mjaft e pranishme në ligjërimin publik shqiptar: shpërdorimi dhe bastardimi i nocionit të laicitetit. Meqë në këtë blog kemi shkruar më herët rreth kësaj tendence, e gjykuam si përmbajtje të volitshme për tu përkthyer. Intervista është realizuar na shkrimtari dhe gazetari Éric Aeschimannm.

Continue reading

Standard

Charlie Hebdo: një vështrim kritik!

Vrasja e 12 personave në Paris, ndër të cilët kryesisht punëtorë të gazetës satirike Charlie Hebdo,  ka ngjallur indinjatë të paprecedent në Francë. Në një klime ksenofobie në rritje, akte të tilla do kenë efektin e shumëpritur nga djathta ekstreme franceze, por edhe me tej, europiane në tërësi. Të nesërmen e aktit, një grua myslimane ka humbur fetusin e saj katër mujor pasi që është rrahur nga dy të rijnë në rrethinat e Parisit; raportime mbi sulme në xhami të ndryshme të Francës janë bërë menjëherë; një sasi eksplozivi është hedhur në një dyqan; një sulm tjetër ndaj një 17 vjeçari është raportuar në Isere.  “Akte kriminale” i kanë quajtur persekutorët lokal.Sulmi në Paris është  “11 Shtatori i Frances” tha Eric Zemmour. Mbetet të shohim çfarë do te prodhoj ky cilësim.(!) Continue reading

Standard