Jean Baubérot, rreth nocionit të laicitetit – intervistë

Intervistë me Jean Baubérot – themelues i sociologjisë së laicitetit.

Jean Baubérot është historian dhe sociolog francez, themelues dhe drejtor i moçëm i grupit Shoqeri, Fe, Laicitete (GSRL). Ai nuk ka reshtur se mbrojturi një laicitet më përfshirës, me inkluziv të mundshëm, i cili nuk i përkulet neutralitetit.

Cili është përkufizimi juaj i laicitetit ?
Mendoj se nuk duhet dhënë një përkufizim substancial të laicitetit. Duhet ta përkufizojmë me qëllimet e tij dhe unë i shoh dy: në një anë, liria e ndërgjegjes si një liri publike (dhe jo vetëm si liri e brendshme) që ka të gjitha karakteristikat e lirive publike në demokraci.. Në anën tjetër, parimi i mos diskriminimit për arsye të bindjeve fetare. Për të arritur këto finalitete apo qëllime, mënyra më e mirë është ndarja e pushtetit politik dhe autoriteteve fetare, që këto të fundit të mos marrin pjesë në qeverisje, të mos imponojnë (përmes pushtetit politik, sh.p) normat e tyre shoqërisë. Rezultati është neutraliteti i arbitrar i pushtetit publik, Shteti sillet si një arbitër me bindjet e ndryshme. Me këtë përkufizim, shohim se mund të ketë mënyra të ndryshme se si mund të jetësohet laiciteti, pra laicitete konkrete të cilat dallojnë sipas historisë së vendeve dhe kontekstit gjeopolitik. Brenda një vendi, laiciteti vazhdimisht është një çështje midis aktorëve të ndryshëm të cilët mund të kenë botëkuptime të ndryshme.

Disa këmbëngulin se liria e ndërgjegjes është mbi të gjitha emancipimi nga feja dhe e lokalizojnë laicitetin në një luftë shumë antiklerikale; të tjerë, në të kundërtën, në konceptimin e tyre të lirisë së ndërgjegjes, insistojnë mbi lirinë e fesë dhe e bëjnë atë një sinonim të saj, duke zbehur të drejtën për të mos besuar, për të refuzuar fenë. Bëhet fjalë pra për një përkufizim i cili tenton të përfshijë faktin se laiciteti përbënë gjithnjë një çështje socio-politike.
Continue reading

Advertisements
Standard

Habermas dhe vendi i fesë në sferën publike: një koment rreth shkrimit të Fatos Tarifes

Shtysa për përpipilimin e shkrimit të mëposhtëm gjeti shkas tek një artikull i botuar nga sociologu Fatos Tarifa, tek Milosao, më 25 Mars 2015, nen titullinA na duhet feja?. Siç na thotë dr. Moikom Zeqo në një recensë të bukurshkruar mbi librin e tij Bona fide, z. Tarifa, është “sociologu më i shquar shqiptar” (Milosao, 24.08.2014). Më duhet të pranoj se nuk e njoh veprën e z. Tarifa dhe se komenti im këtu nuk synon një kritikë integrale mbi mendimin e tij. Ky është një koment që i referohet vetëm shkrimit të tij të lartpërmendur dhe këtu, do të merrem me disa aspekte të shkrimit të tij e jo me tërësinë. Gjegjësisht, do të merrem me mendimin e Jurgen Habermas rreth vendit të arsyes fetare në hapësirën publike dhe me atë që ai quan shoqëri post-sekulare, çështje të cilën edhe Tarifa e sjell në vëmendjen e lexuesit.

Continue reading

Standard