Disa fjalë për terminologjinë rreth “radikalizmit”

Semantika e “luftës kundër terrorizmit” është aq problematike në rrethet shkollare të sociologjisë së terrorizmit sa edhe vetë objekti rreth te cilit zhvillohet ajo. Për Zbignjew Brzezinski-n dhe Zygmunt Bauman-in vetë termi “luftë kundër terrorizmit” është po aq i pakuptimtë sa edhe fraza “luftë kundër blitzkrieg-ut” , apo të themi, “luftës kundër plumbave”. Terrorizmi është taktikë e jo entitet, ai është metodë dhe jo qëllim. Por semantika është nga instrumentet strategjike kryesore në luftë ideologjike, prej nga edhe arkitektura e saj duhet lexuar në mënyrë kritike. Skulptori i “luftës kundër terrorizmit” , Donald Ramsfield , në dokumentarin “The Unknown Known” për disa minuta flet rreth “terminologjisë” e “semantikës” dhe rëndësisë së “fjalëve” pas 11/9 , si njëra nga gjërat më të rëndësishme në strategjinë e luftës së re që ai po shpallte. Sot, sociologjia e terrorizmit është krejt e pështjelluar në rrjetin e terminologjisë së përdorur, ambiguitetit e ambivalencës së saj dhe bën përpjekje që dëshpërimisht ta sqarojë atë në një botë e cila tashmë i ka përvetësuar premisat e saj, të përhapura dhe të ‘natyralizuara’ nga një arsenal i fuqishëm i “pushtetit të butë”, ku think-tank-et e financuara nga Shteti kanë pasur rol përcaktues.

Continue reading

Advertisements
Standard

Dekorimet festive, paratë  publike dhe laiciteti  

KrishtKosova është vend ku laiciteti përmendet vetëm kalimthi, si rrufe, për të  projektuar shpesh kuptime të  përfytyruara, të imagjinuara. Në debatet parlamentare ashtu sikurse edhe në ato të shoqërisë civile, shumë rrallë mund të gjendet një trajtim i detajuar  mbi kuptimet e këtij nocioni, përndryshe thelbësor për mbarëvajtjen  e jetës së një bashkësie pluraliste në  Shtetin modern. Në rastet më të shpeshta, për të mbuluar qëndrime shpesh ideologjikisht të motivuara, laiciteti shpërfaqet në formën e tij më  të  fetishizuar si “ndarje e fesë nga Shteti”, por ai në kompleksitetin e tij tejkalon këtë formulë të thjeshtëzuar. Më poshtë do të merrem me një çështje aktuale, si shkas për të  paraqitur atë  se çfarë  nënkupton laiciteti. Sidomos duke konsideruar se ‘laicteti’ , në ligjërimin tonë publik, qëndron krah për krah me fjalë të tjera si një “shënjues pluskues” , siç do ta quante Levi-Strauss.
Continue reading

Standard