Dy-tri fjalë për të folurit rreth fesë

Në Kosovë, sikur në shumë vende të tjera, pas atentateve në Paris u diskutua për fjalën e lirë. Por këtu nuk do të merrem me diskutimet liberale rreth fjalës së lirë dhe kufijve të saj  të parapara në Kushtetutë në terma që ofrojnë hapësirë të gjerë interpretimi dhe as  me kontradiktat logjike që e kanë përcjellë diskutimin mbi fjalën e lirë në Kosovë. Këtu do të përpiqem të shtjelloj  problematikën e ligjërimit gazetaresk, njëanëshmërinë e tij në shtjellimin e çështjeve te sociologjisë se fesë  si dhe me manifestimet e mosnjohurisë elementare mbi disa nocione  fetare  në diskutimet rreth saj. Ndjekësi i mediave tona e kupton, natyrshëm, që diskutimet rreth fesë në Kosovë sillen kryesisht rreth fesë Islame dhe rrjedhimisht ky blog detyrimisht  duhet t’iu referohet këtyre diskutimeve. Blogu do të sjellë në të ardhmen edhe shkrime kritike për ligjërimin fetar në Kosovë dhe variacionet e përdorimit të fesë nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë kosovare. Continue reading

Advertisements
Standard

Dekorimet festive, paratë  publike dhe laiciteti  

KrishtKosova është vend ku laiciteti përmendet vetëm kalimthi, si rrufe, për të  projektuar shpesh kuptime të  përfytyruara, të imagjinuara. Në debatet parlamentare ashtu sikurse edhe në ato të shoqërisë civile, shumë rrallë mund të gjendet një trajtim i detajuar  mbi kuptimet e këtij nocioni, përndryshe thelbësor për mbarëvajtjen  e jetës së një bashkësie pluraliste në  Shtetin modern. Në rastet më të shpeshta, për të mbuluar qëndrime shpesh ideologjikisht të motivuara, laiciteti shpërfaqet në formën e tij më  të  fetishizuar si “ndarje e fesë nga Shteti”, por ai në kompleksitetin e tij tejkalon këtë formulë të thjeshtëzuar. Më poshtë do të merrem me një çështje aktuale, si shkas për të  paraqitur atë  se çfarë  nënkupton laiciteti. Sidomos duke konsideruar se ‘laicteti’ , në ligjërimin tonë publik, qëndron krah për krah me fjalë të tjera si një “shënjues pluskues” , siç do ta quante Levi-Strauss.
Continue reading

Standard