“Eja në ISIS.Është sikur në lojen «Call of Duty», por është reale”. Intervistë me Olivier Roy.

Përse terrorizmi islamist është zhvilluar në një kërcënim global dhe çfarë kanë të përbashkët luftëtarët e rinj të «Shtetit Islamik ». (sh.a. në vazhdim shkurtesa SHI) me aktet vrasëse në shkollat amerikane? Një bisedë me Olivier Roy, njohësin kryesorë francez të islamit.

 

Nga Daniel Binswanger

Ndër njohësit e islamit ai është një shfaqje e veçantë. Në njërën anë Olivier Roy ka përfunduar një karrierë të shkëlqyeshme akademike dhe ka përpiluar disa nga studimet kryesore rreth islamit politik. Libri i tij “Dështimi i islamit politik“ (L’Échec de l’Islam politique) përdoret si referencë, ashtu siç edhe “Rruga islame drejt perëndimit“, një analizë rreth pozitës së islamit në shoqërinë e tanishme te globalizuar. Në anën tjetër Roy posedon një thesar të përvojës në hulumtime politike në terren, gjë e cila e dallon atë nga të ashtuquajturit ekspertë: ai i qasej nga afër objekteve të studimeve të veta si udhëtar, por edhe si këshilltar shumëvjeçar i Ministrisë së Jashtme franceze dhe shërbimeve të sigurimit, si dhe si diplomat i OSBE dhe i dërguar i UNO-së. Gjatë viteve 80-ta përshkonte me të madhe Afganistanin e kapluar nga lufta dhe si njohësi më i mirë perëndimor i muxhahedinëve antisovjetikë u bë ekspert i kërkuar në qarqe të shkencës, diplomacisë dhe shërbimeve te sigurisë. 11 Shtatorin e përjetoi gjersa ishte në Dushanbe, kryeqyteti i Republikës së Taxhikistanit në Azinë qendrore. Udhëtoi për t’u takuar me komandantin Masud, udhëheqësin e aleancës veriore afgane, të cilin ai e njihte për më shumë se 20 vite. Mirëpo Masud u vra dy ditë më herët nga Al Kaida, si fillesë e sulmeve në ShBA. Roy ka provuar të depërtojë teorikisht në islamin politik dhe terrorin islamik, por nuk e njeh atë vetëm nga teoria. Në të gjitha librat e tij ai niset nga bindja se islami politik mund të kuptohet vetëm nëse trajtohet nga kornizat e zhvillimeve shoqërore e politike.

Continue reading

Advertisements
Standard

Koment: fetaria dhe statistikat

Ditë më parë kemi sjellë një shkrim rreth qëndrimeve të filozofit gjerman Habermas dhe atij kanadez Taylor rreth post-sekularizmit, duke marrë shkas nga një diskutim i hapur nga sociologu Fatos Tarifa. Shumë aspekte të shkrimit të z. Tarifa nuk janë trajtuar aty dhe shkrimi i sotëm ka të bëjë më njërin nga ta, meqë kjo lidhet edhe me një debat të para disa javësh këtu në Kosovë dhe , mendoj unë, ka një rëndësi më të gjerë. Bëhet fjalë për përdorimin diskursiv të statistikave, e në rastin tonë në diskutimet për fenë. Motivi shtesë për këtë postim është edhe një diskutim i zhvilluar në emisionin Click në Kosovë ku të ftuar ishin Halil Matoshi, Muharrem Nitaj, Dom Lush Gjergji (nga Ipeshkvia e Kosovës) dhe Ahmet Sadriu (nga Bashkësia Islame e Kosovës), dhe ku tema e diskutimit (sa jemi religjioz?) sillej rreth rezultateve të një sondazhi të bërë nga Gallup, rreth fetarisë/religjiozitetit në Kosovë.Meqë fetaria është një fenomen shoqëror shumë i ndërlikuar më duhet të komentoj dicka rreth statistikave në raport me të.

Continue reading

Standard

Habermas dhe vendi i fesë në sferën publike: një koment rreth shkrimit të Fatos Tarifes

Shtysa për përpipilimin e shkrimit të mëposhtëm gjeti shkas tek një artikull i botuar nga sociologu Fatos Tarifa, tek Milosao, më 25 Mars 2015, nen titullinA na duhet feja?. Siç na thotë dr. Moikom Zeqo në një recensë të bukurshkruar mbi librin e tij Bona fide, z. Tarifa, është “sociologu më i shquar shqiptar” (Milosao, 24.08.2014). Më duhet të pranoj se nuk e njoh veprën e z. Tarifa dhe se komenti im këtu nuk synon një kritikë integrale mbi mendimin e tij. Ky është një koment që i referohet vetëm shkrimit të tij të lartpërmendur dhe këtu, do të merrem me disa aspekte të shkrimit të tij e jo me tërësinë. Gjegjësisht, do të merrem me mendimin e Jurgen Habermas rreth vendit të arsyes fetare në hapësirën publike dhe me atë që ai quan shoqëri post-sekulare, çështje të cilën edhe Tarifa e sjell në vëmendjen e lexuesit.

Continue reading

Standard