Rreth

Religjioskopi’ është një hapësirë virtuale e cila mëton të jetë si një sfond mbi të cilin qëndisen mendime dhe reflektime rreth çështjeve të fesë në jetën publike, të raportit të shtetit me fenë apo fetë dhe anasjelltas, mbi konceptin fondamental të laicitetit, mbi diskurset fetare dhe afetare rreth shoqërisë, shtetit dhe fesë etj. Është hapësira e munguar e sferës virtuale dhe publike që ka për qëllim të vështroj nga një këndvështrim liberal diskutimet mbi fenë dhe vendin e kësaj në hapësirën publike. Meqë ‘feja’ është shndërruar në një kategori të veçantë në diskursin rreth saj, është e domosdoshme që reflektime të cilat e mendojnë atë përtej kornizave të vendosura me ngulm nga media dhe individ, të cilat kanë burgosur diskutimet mbi fenë, duke i lënë ato kryesisht në duart e burokratëve të gazetarisë dhe ‘ekspertëve’ të atypëratyshëm. Jo nuk është një hapësirë e shkrimit akademik, por është një agora e mendimit ndryshe mbi disa çështje të cilat mendojmë se trajtohen ngushtë apo nuk trajtohen fare tjetërkund.  Blogu përqendrohet kryesisht rreth kontekstit të Kosovës.

Leave a comment